Lajme
Agjencia e Menaxhimit Emergjent AME-MPBAP  në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë në menaxhimin e COVID-19

Agjencia e Menaxhimit Emergjent AME-MPBAP në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë në menaxhimin e COVID-19

Krijuar në datën 12/11/2020
Prishtinë, 16.03.2020

Bazuar ne Misionin dhe mandatin ligjor AME nga ditët e para të shpalljes së kërcënimit global ,është aktive në mbështetjen e qytetarëve dhe reaguesve për situatën e rrezikut nga COVID-19.

Veprimet e ndërmarra kanë për qëllim , Mbrojtjen nga faza e parandalimit me masa dhe veprime parandalues përmes ngritjes se vetëdijes mbi rrezikun , Reagimin me pjesëmarrjen në Komitetin Ndërministrorë Qeveritarë duke kontribuar me rekomandime dhe udhëzime, dhe përgatitur fazën e rimëkëmbjes gjegjësisht, identifikimin e nevojave pas emergjencës dhe strategjisë së rimëkëmbjes .

Në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë për të menaxhuar me sukses COVID-19AME është duke ndërmarr masa dhe veprime, si :

Me përfaqësimin në Komitetin për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me COVID-19 në qendrën Operative të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ,

Me Përfaqësim në Komitetin e Monitorimit të sëmundjeve ngjitëse në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik IKSHPK ;

Aktivitetet tjera mbështetëse të AME-së për Ministrinë e Shëndetësisë dhe koordinim në nivelin lokal , të ndërmarra dhe vazhdojnë të ndërmerren janë:

- Ngritja e Qendrës Operative të AME-së;

- Aktivizimi i Funksionit Mbështetës Emergjent FME)#5, Menaxhimi Emergjent;

- Stafimi i Qendrave Regjionale Operative 112;

- Ngritja e Gatishmërisë për 787 pjesëtarët e Njësive Profesionale të Zjarrfikës dhe Shpëtimit (në tekstin e mëtutjeshëm NJPZSH) dhe Zyrtarëve te Parandalimit në gjitha Komunat e Republikës së Kosovës;

- Vënia në dispozicion për Ministrinë e Shëndetësisë të kapacitetit ; mjeteve, automjeteve dhe cisternave të AME-së;

- Pajisja e NJPZSH-ve me pajisje personale mbrojtëse;

- Reduktimi i stafit sipas vendimit të qeverisë dhe për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore.

AME është çdo here pran qytetarëve ne tejkalimin e situatave emergjente dhe situatës aktuale , prandaj edhe një herë apelojmë pa asnjë përjashtim qytetarët dhe përgjegjësit për reagim të i përmbahen udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë për masat mbrojtëse dhe vigjilencës së shtuar në ballafaqim me kërcënimin nga COVID-19.

https://ame.rks-gov.net/al/